image Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit është i gatshëm ta largojë Juventusin nga Serie A

Futboll

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit është i gatshëm ta largojë Juventusin nga Serie A

news image

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka thënë se është i gatshëm ta largojë Juventusin nga Serie A.

Largimi nga elita e futbollit italian lidhet me moslargimin e “Zonjës së Vjetër” nga Superliga Evropiane, një projekt shumë i kundërshtuar nga UEFA.

Gravina tha se nëse Juventusi nuk largohet nga Superliga Evropiane deri në fillim të edicionit të ardhshëm, ata do të largohen nga Serie A.

Juventusi bashkë me Real Madridin dhe Barcelonën janë të vetmet ekipe që kanë mbetur brenda projektit të Superligës Evropiane, kurse nëntë skuadrat tjera themeluese tashmë edhe zyrtarisht janë larguar.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj këtyre tri ekipeve, ndërsa po përflitet se ato mund të suspendohen nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s për dy sezone./Gazeta Sinjali Sporti/