image Prapaskenat e shkarkimit të Sarrit, zbulohet kushti i Ronaldos dhe fjalët e presidentit të Juventusit

Futboll

Prapaskenat e shkarkimit të Sarrit, zbulohet kushti i Ronaldos dhe fjalët e presidentit të Juventusit

news image

Maurizio Sarri e pranoi në heshtje shkarkimin, ndonëse nata pas eliminimit nga Lyoni kaloi pa gjumë për 61-vjeçarin. Ndoshta, brenda vetes, duke dëgjuar edhe fjalët e presidentit Andrea Agnelli pas ndeshjes, do ta kenë turbulluar shumë ish-trajnerin.

“Gazzeta dello Sport” garanton se presioni ndaj Sarrit ishte shumë i madh, dhe qoftë edhe rikthimi në dhomat e zhveshjes përpara skuadrës nuk ka qenë ai që priste.

Kundër Sarrit kanë dalë menjëherë dy prej senatorëve më të rëndësishëm të Juventusit, Cristiano Ronaldo, por edhe kapiteni Giorgio Chiellini. Portugezi raportohet se ishte bërë gati i pari për t’u larguar nga dhomat e zhveshjes dhe në dalje të tyre ka pasur pak sekonda ballafaqim me zëvendëspresidentin Pavel Nedved, të cilit ia ka thënë troç: “Tani, ose Sarrin ose mua në skuadër”.

Mbi idetë taktike, përplasjet mes të dyve ishin bërë të shumta dhe eliminimi nga Lyoni ndezi përfundimisht zjarrin mes palëve. Por akoma më shumë se kaq, bëri shumë zhurmë heshtja e kapitenit Chiellini, i cili nuk bëri asnjë reagim pas eliminimit, madje nuk pranoi as të fliste për gazetarët që provuan ta pyesnin për Sarrin. GDS hedh dyshime të forta se edhe këtu diçka do të jetë krisur, ndoshta sepse edhe Chiellini e ka ndierë se për të ardhmen ia vlen më shumë që të mbash Ronaldon sesa Sarrin, duke parë edhe faktin që pas fundit të ndeshjes, kapiteni shkoi menjëherë që të përqafonte CR7- ën, për ta qetësuar atë.

Pasi Sarri i dëgjoi fjalët e bosit të tij dhe e kaloi natën pa gjumë, mëngjesi i post-eliminimit nisi me takimin në seli ndërmjet 61-vjeçarit dhe Andrea Agnelit.

“Mauricio, më mirë të ndahemi përpara se të jetë shumë vonë. Fatkeqësisht shkëndija nuk u ndez mes teje dhe skuadrës. Prandaj, përshëndetemi”, kanë qenë fjalët e miliarderit torinez, i cili gjithsesi ka pranuar se do t’ia paguajë çdo qindarkë që i mbetej nga kontrata trajnerit. /Sinjali Sportiv