image Policia konfirmon arratisjen e personave që braktisën veturën dhe ikën në këmbë, detaje nga rasti

Siguri

Policia konfirmon arratisjen e personave që braktisën veturën dhe ikën në këmbë, detaje nga rasti

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali për arratisjen e dy personave që nuk ndaluan veturën në lagjen ‘Abrëria’ dhe arritën deri te ‘kafet e rakisë’.

Gazeta Sinjali, raportoi se të dyshuarit braktisën veturën dhe ikën në këmbë. Policia konfirmon se gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit gjuajti në rrugë një armë zjarri.

‘Arma është konfiskuar nga policia’, konfirmon për Gazetën Sinjali, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Më tej Hoxha dha detaje për rastin.

“Sot rreth orës 16:30 në lagjen Arbëria, Policia e Kosovës ishte në realizim të një pike kontrolli të automjeteve. Një veturë e tipit ‘Pezho’ ngjyrë e hirit me targa të njohura për Policinë, me dy persona në të nuk u është ndaluar zyrtarëve policorë gjatë realizimit të detyrave zyrtare për kontroll. Njësitet policore kanë dhënë informatën dhe janë vënë në ndjekje të veturës dhe personave të dyshuar që gjendeshin në të. Pas veprimeve intensive Policia në Rr.,,Dritan Hoxha” ka lokalizuar veturën e dyshuar, përderisa personat e dyshuar e kanë braktisur veturën dhe janë në arrati. Njësiti policor ka konfiskuar veturën e dyshimtë perderisa njesitet tjera janë vënë në kërkim të personave te dyshuar. Dyshohet se njëri nga personat e dyshuar në ikje e sipër ka hedhur në tokë një armë e cila është gjetur dhe konfiskuar nga Policia. Për detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve shtesë dhe hetimeve që janë në proces nga njësitet kompetente policore”, konfirmoi Hoxha. /Gazeta Sinjali/