image Arrestohen një 23-vjeçare dhe një 31-vjeçar në Gjakovë, ekspozuan armët në rrjetet sociale

Siguri

Arrestohen një 23-vjeçare dhe një 31-vjeçar në Gjakovë, ekspozuan armët në rrjetet sociale

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë. Raste të tilla zbulohen edhe kur të rinjtë i ekspozojnë armët në rrjete sociale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë, ku Policia ka arrestuar dy të dyshuar, një 23-vjeçare dhe një 31-vjeçar, të cilët kishin ekspozuar armë në rrjete sociale.

Me rastin e arrestimit, te i dyshuari i dytë ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar dy pistoleta, dy karikatorë dhe 6 copë fishekë.

Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Arrestohen dy të dyshuar pasi në rrjete sociale kishin ekspozuar armë dhe iniciohet rast “Mbajtje në pronësi, kontroll…

Posted by Kosovo Police on Thursday, May 11, 2023

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

/GazetaSinjali/