Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes njoftojnë për Gazetën Sinjali se policia kishte tentuar ta ndalonte një veturë në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, por personi që drejtonte atë nuk i është bindur policisë. Këta të fundit janë vënë në ndjekje të tyre, ndërsa të dyshuarit janë bllokuar në kolonë.
Dëshmitarët thonë se të dyshuarit mbërritën me veturë deri te ‘kafet e rakisë’ në Prishtinë, por aty u bllokuan në kolonë. Ata lënë veturën dhe ikën në këmbë, njoftojnë dëshmitarët.
Mësohet se njëri ka ikur në drejtim të sheshit kryesor të kryeqytetit e tjetri në drejtim të Pallatit të Rinisë.
Më pastaj në rrugën ‘Luan Haradinaj’, policia ka gjetur një armë zjarri e cila dyshohet se u ka rënë personave që ishin në ndjekje të policisë.
Gazeta Sinjali ka siguruar fotografinë e armës së zjarrit që u gjet sot në kryeqytet. /Gazeta Sinjali/