image Në tentim për t’i ikur policisë, u bllokuan në kolonë te ‘kafet e rakisë’ dhe ikën në këmbë - gjendet vetëm arma që dyshohet se iu ra

Siguri

Në tentim për t’i ikur policisë, u bllokuan në kolonë te ‘kafet e rakisë’ dhe ikën në këmbë – gjendet vetëm arma që dyshohet se iu ra

news image

Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes njoftojnë për Gazetën Sinjali se policia kishte tentuar ta ndalonte një veturë në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, por personi që drejtonte atë nuk i është bindur policisë. Këta të fundit janë vënë në ndjekje të tyre, ndërsa të dyshuarit janë bllokuar në kolonë.

Dëshmitarët thonë se të dyshuarit mbërritën me veturë deri te ‘kafet e rakisë’ në Prishtinë, por aty u bllokuan në kolonë. Ata lënë veturën dhe ikën në këmbë, njoftojnë dëshmitarët.

Mësohet se njëri ka ikur në drejtim të sheshit kryesor të kryeqytetit e tjetri në drejtim të Pallatit të Rinisë.

Më pastaj në rrugën ‘Luan Haradinaj’, policia ka gjetur një armë zjarri e cila dyshohet se u ka rënë personave që ishin në ndjekje të policisë.

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografinë e armës së zjarrit që u gjet sot në kryeqytet. /Gazeta Sinjali/