image Policia jep detaje për djegien e veturës në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për djegien e veturës në Prishtinë

news image

Policia e Kosova ka njoftuar se zjarri i cili ka kapluar një veturë, mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, nuk ka qenë i qëllimishëm.

Sipas Policisë, zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik të veturës.

“Pas arritjes së ekspertit të zjarrit në vendngjarje dhe vlerësimeve fillestare, sipas tij, zjarri që ka përfshirë veturën në ‘Bregun e Diellit’ në Prishtinë, nuk ka qenë i qëllimshëm, por mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë defeti teknik”, ka thënë për Gazetën Sinjali, Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë. /Gazeta Sinjali/