image Digjet një veturë në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Digjet një veturë në Prishtinë

news image

Një veturë është përfshirë nga flakët në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Një veturë e tipit ‘Renault’ me targa vendore është kapluar nga zjarri. Vetura ka pësuar dëmtime vetëm në pjesën e motorit”, tha zëdhënësi i policisë.

Hoxha tha se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe njësia e zjarrëfikeseve.

Arsyet e djegjes së veturës deri më tani mbeten të panjohura./Gazeta Sinjali/