image Plagosja e dyfishtë në Prishtinë/ Çka gjeti policia në vendin e ngjarjes

Siguri

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë/ Çka gjeti policia në vendin e ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

I dyshuari që shtiu me armë zjarri në drejtim të viktimave u arratis nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve.

Dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK./Gazeta Sinjali/