image Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

Siguri

Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

news image

Sonte, rreth orës 22:30, ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se janë plagosur dy persona.

“Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor“, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/