Andrea Pirlo është gati të kthehet në stol, pasi është kontaktuar nga presidenti i klubit italian, transmeton Sinjali Sport.
Andrea Pirlo po mendon të kthehet menjëherë në lojë pas lamtumirës me Juventusin.
Fitues i Kupës së Italisë dhe Superkupës me Zonjën e Vjetër, “Maestro” mund të ketë një shans të dytë në Serinë A.
Sipas “Il Secolo XIX”, trajneri italian ka përfunduar në shënjestrën e Sampdoria-s, me presidentin Massimo Ferrero që duket se ka pasur një kontakt telefonik me të. /Gazeta Sinjali Sporti/