Juventusi do të luajë nesër (e mërkure) finalen e madhe të Kupës së Italisë, raporton Sinjali Sport.
“Bardhezinjtë” do të sfidojnë në orën 21:00 në stadiumin “Regio Emilia”, Atalantën.
Mundësi e artë për Pirlon dhe Juventusin që të shpëtojnë sezonin duke fituar të paktën një trofe, ndërsa në fundjavë do të shpresojnë në një hap fals të Milanit apo Napolit për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juventusi ka zbuluar listën e lojtarëve që trajneri Pirlo ka grumbulluar për këtë ndeshje. Lajmi i mirë për trajnerin bardhezi është që do t’i ketë të gjithë futbollistët të gatshëm për këtë ndeshje të rëndësishme.