image Performanca mahnitëse e Ava Max në The Jonathan Ross Show”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Performanca mahnitëse e Ava Max në The Jonathan Ross Show”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max, së fundmi ka perfomruar në emisionin shumë të njohur anglez, “The Jonathan Ross Show”.

Artistja shqiptare ka performuar këngën “Torn”, e cila mahniti të pranishmit me vokalin dhe performancën në skenë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ava Max ka zgjedhur që përmes Instagramit, të falënderojë autorin e emisionit Jonathan Ross që e ka ftuar të performojë.

Unë isha shumë e sëmurë atë natë, por kur ke adrenalinë asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Faleminderit të gjithëve në ekip që na mundësuan të realizonim këtë. Kjo nuk do të ndodhte pa juve, si dhe një falënderim i madh shkon për valltarët e mrekullueshëm”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Ava Max së fundmi ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin debutues, duke mos dhënë shumë detaje rreth tij./Gazeta Sinjali/