image Ava Max shkëlqen me paraqitjen e saj dhe kostumin e veçantë në “iHeartRadio Music Awards 2021”

Bota e Yjeve

Ava Max shkëlqen me paraqitjen e saj dhe kostumin e veçantë në “iHeartRadio Music Awards 2021”

news image

Ava Max, ka qenë një tjetër shqiptare e pranishme mbrëmë në “iHeartRadio Music Awards 2021”, shkruan Gazeta Sinjali.

Artistja, e cila nuk ishte e nominuar në ndonjë kategori, mori vëmendje të madhe me paraqitjen në tapetin e kuq.

Ajo u shfaq e veshur në një kostum të kuq e me sytjena të argjendtë, gjersa kishte stil të njëjtë të flokëve.

Dukjen e kompletoi me një palë take të mëdha po ashtu ngjyrë të argjendtë, e me buzë të kuqe njëlloj si kostumi.

Biondja u paraqit në skenë në momentin kur njoftoi çmimin e artistes tjetër shqiptare, Dua Lipa, e cila u zgjodh “Artistja femër e vitit”.

Kjo duket se është paraqitja e parë e Amanda Ava Koci në “iHeartRadio Music Awards”.

Komplimentet për ‘look-un’ dhe stilin e veçantë ishin të shumta edhe nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

“iHeartRadio Music Awards 2021” u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles me masa kufizuese për shkak të COVID-19.  /Gazeta Sinjali/