image Ava Max nën përqafimin e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në Hawaii

Bota e Yjeve

Ava Max nën përqafimin e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në Hawaii

news image

Ava Max kohëve të fundit ka qenë e angazhuar duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re “EveryTime I Cry”.

Pas kësaj ajo vendosi që të bënte pushim, por ajo që ra në sy është fakti se me kë është ajo duke kaluar këto pushime në Hawaii?

Ndërsa ishte në jaht, Ava u pa me krahët e mbështjellë rreth një burri misterioz muskuloz, i cili kishte duart mbi ijet e saj.

Ata vazhduan të notojnë në ujë, teksa mashkulli misterioz përqafonte këngëtaren me prejardhje shqiptare gjatë kohës sa ata ndodheshin në ujë.

Ajo përfundimisht u kthye drejt takimit të saj në plazh, edhe një herë duke u mbështjellë nën krahët e tij dhe duke e vendosur fytyrën pranë tij.

Ylli i muzikës pop, 27-vjeçare shfaqi figurën e saj të bujshme trupore në bikini./Gazeta Sinjali/