image Ava Max ka gati albumin debutues

Muzikë

Muzikë/ Ava Max ka gati albumin debutues

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka gati albumin debutues.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ju premtoj, po vjen“, ka shkruar ajo në një imazh ku shihet se fansat i kërkojnë albumin.

Kujojmë se Ava Max u bë e njohur për publikun me këngën “Sweet but Psycho” që e publikoi në gusht të 2018-ës. Artistja me këtë këngë ka qenë në krye të toplistave ndërkombëtare në shtetet si: Gjermani, Britani të Madhe e të gjithë Europën.

Ndryshe “Slow Dance” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me AJ Mitchell./Gazeta Sinjali/