image Ava Max publikon këngën “Everytime I cry” (VIDEO)

Bota e Yjeve

Ava Max publikon këngën “Everytime I cry” (VIDEO)

news image

Këngëtarja amerikane me prejardhje shqiptare, Ava Max, ka publikuar këngën e saj më të re.

Projektin e titulluar “Everytime I cry”, ajo e ka publikuar me videoklip.

Kujtojmë se para katër muajsh ajo ka publikuar këngën “My Head & My Heart”, e cila ka qenë mjaft e suksesshme, duke mbledhur rreth 45 milionë klikime në Youtube.

Ndërkaq kënga e saj më e suksesshme është “Sweet but Psycho” e cila në platformën Youtube është klikuar plot 700 milionë herë, dhe për shumë kohë ishte në top listat muzikore./Gazeta Sinjali/