image Pas Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet – fansi ngjitet në skenë dhe e godet në fytyrë

Bota e Yjeve

Pas Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet – fansi ngjitet në skenë dhe e godet në fytyrë

news image

Pas këngëtares Bebe Rexha, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare është sulmuar gjatë performancës së saj në skenë.

Ylli i popit Ava Max, u godit nga një mashkull në mes të skenës teksa ajo po këndonte në një koncert në Los Angelos.

Autori u largua menjëherë nga skena pas ndërhyrjes së truprojave, ndërsa Ava Max nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Megjithatë, pas koncertit, ajo reagoi në Twitter, ku bëri me dije se është gërvishur në pjesën brendshme të syrit.

“Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do pjesë e asnjë shfaqje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në Los Angelos”, shkroi Ava Max.

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u përball me një incident të tillë, pasi u godit në fytyrë me celular në momentin që teksa performonte, bënte me duar shqiponjën.

/GazetaSinjali/