Sulmuesi i Chelseas, Pedro Rodriguez edhe pse gati në përfundim të karrierës, ai po vazhdon të pëlqehet nga skuadrat e mëdha.
Sipas ‘Tutto Juve’, veterani spanjoll po kërkohet nga skuadra e madhe italiane, Juventus, transmeton Gazeta Sinjali.
Përveç Juventusit në garë për të janë Roma, disa skuadra nga ShBA-të, Katari dhe Spanja.
32 vjeçari në fund të qershorit do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata.
Sarri e sheh Pedron si lojtar që do të ishte tejet produktiv si rezervistë./Gazeta Sinjali/