Sulmuesi i Everton, Moise Kean po kërkon me ngulm të kthehet në Juventus, raporton Calcio Mercato.
20-vjeçari ka arritur të shënojë vetëm dy herë në 29 ndeshje të Premierligës për Evertonin që kur u transferua në “Goodison Park” për 28 milionë euro verën e kaluar.
Kean tani po përpiqet rikthehet në Juventus, kurse Borussia Dortmund po konsideron gjithashtu një lëvizje për sulmuesin e ri. /Sinjali Sportiv/