Juventusi më në fund arrin fitoren e parë në sezonin e ri në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Zonja e vjetër me shumë vështirësi e mposhti Spezian në udhëtim me shifrat përfundimtare 2-3.
Bianconeri ia nisi më mirë, me golin e Moise Kean (28’), mirëpo pa kaluar pesë minuta vendasit barazuan me Emmanuel Gyasin, duke shkuar në pushim të mes pjesëve me barazim.
Pjesa e dytë filloi më mirë për nikoqirët, të cilët me anë të Antistes kaluan në epërsi në minutën e 49.
Sidoqoftë, mysafirët dukej se nuk ishin ardhur për të humbur, pasi Federico Chiesa në të 66-ën barazoi me një gol të bukur, e më pas Mathijs de Ligt, përmbysi rezultatin duke ia siguruar fitoren e parë Allegrit në ligë.
Pas kësaj fitore Juventusi ngritët në vendin e 12-të me pesë pikë, kurse Spezia me katër pikë mbanë pozitën e 16-të. /Gazeta Sinjali Sporti/