image Paredes ka marrëveshje të plotë me Juventusin, pret 'dritën jeshile' nga dy skuadrat për gjetjen e akordit

Futboll

Paredes ka marrëveshje të plotë me Juventusin, pret ‘dritën jeshile’ nga dy skuadrat për gjetjen e akordit

news image

Juventusi po përpiqet të forcojë mesfushën pas shkëputjes së kontratës me Aaron Ramseyn dhe gjithashtu një largimi të mundshëm të Adrien Rabiot në drejtim të Manchester United.

Biankonerët po synojnë transferimin e mesfushorit të PSG-së, Leandro Paredes.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Leandro Paredes ka marrëveshje të plotë për kushtet personale me Juventusin.

Sipas Romanos, ai tani është duke pritur që Juventusi dhe Paris Saint-Germain të gjejnë një marrëveshje për tarifën/formulën.

Romano shton se negociatat ndodhen ende në vazhdim dhe Juve dëshiron të shesë të paktën një mes Rabiot te Man Utd dhe më pas Arthur.

/GazetaSinjaliSport/