image Paredes: Juventusi ishte ekipi i ëndrrave të mia

Futboll

Paredes: Juventusi ishte ekipi i ëndrrave të mia

news image

Leandro Paredes ka sygjeruar se ai “gjithmonë donte” të vinte në Juventus dhe i tha familjes së tij “është Juve ose asgjë” kur erdhi puna për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi argjentinas bëri transferimin në formë huazimi me detyrim për të blerë në rrethana të caktuara për 22.6 milionë euro dhe u prezantua para tifozëve në Allianz Juventus Stadium gjatë fitores së mbrëmshme 2-0 në Serie A ndaj Spezias.

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu, ky është një klub që kam dashur gjithmonë të bashkohem, kështu që jam i lumtur”, tha Paredes për faqen zyrtare të klubit.

“Juve ishte ekipi i ëndrrave të mia. Unë pata mundësinë shumë vite më parë dhe nuk doja ta humbisja përsëri. Unë u thashë miqve dhe familjes: ‘Është Juve ose asgjë’.

Ai gjithashtu ndoqi mikun e tij dhe ish-bashkëlojtarin e PSG-së, Angel Di Maria në Torino.

“Ne jemi miq për shumë vite, familjet dhe fëmijët tanë janë gjithashtu shumë të afërt. Të jesh sërish me të në të njëjtin ekip është e veçantë.”

Paredes ka zgjedhur fanellën me numrin 32 për Juventusin.

/GazetaSinjaliSport/