Menaxheri i njohur italian, Mino Raiola, dha një intervistë të gjatë ku foli për të ardhmen e lojtarëve të rëndësishëm, klientë të tij.
Kuptohet, sa herë flet, jep lajme të rëndësishme për afatin kalimtar. Rasti i parë ishte ai i Matthijs de Ligt.
Mbrojtësi holandez mbërriti tek Juventusi me një çmim shumë të lartë, por qendërmbrojtësi nuk shkëlqeu në Torino. Raiola paralajmëron largimin e qendërmbrojtësit nga “Zonja e Vjetër”.
“Ai është gati për një hap të ri. Matthijs mendon të njëjtën gjë”, deklaroi Raiola
“Në Itali thonë se nuk mund të adhurosh njëkohësisht Zotin dhe Djallin. Duhet të vendosësh. Unë bëj gjithçka për lojtarët e mi. Kjo nuk do të thotë se dua të shkatërroj klubet. Do t’i mbroj lojtarët e mi dhe interesat e tyre ekonomike deri në fund”, shtoi ai.
Raiola foli edhe për zemërimin e klubeve me të.
“Çfarë prisni? Nga njëra anë ka profesionistë, ekonomistë, specialistë të taksave dhe shpresojnë që lojtari të sjellë vetëm babanë e tij. Lojtarët janë skllevër modernë. Askush nuk u habit që Ajaxi fitoi 150 milionë euro nga shitjet e De Ligt dhe De Jong.”