image Pamjet e publikuara nga Sinjali, deputeti i AAK-së: I mituri është bullizuar e rrahur disa herë brenda e jashtë shkollës

Siguri

Pamjet e publikuara nga Sinjali, deputeti i AAK-së: I mituri është bullizuar e rrahur disa herë brenda e jashtë shkollës

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rrahje me grushta e shqelma që dyshohet të ketë ndodhur dje në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë.

Pamjet e rrahjes brutale janë dërguar në adresë të Gazetës Sinjali nga një sinjalizues, ku shihet një numër i madh i nxënësve, teksa njëri prej tyre grushton e të tjerë e shkelmojnë një të mitur.

Për këtë rast ka shkruar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai ka shpërndarë pamjet e publikuara nga Sinjali dhe ka shkruar se i mituri është rrahur disa herë dhe është bullizuar vazhdimisht.

“STOP dhunes neper shkolla! A.H 15 vjeqar, nxenes i shkolles Hasan Prishtina, ne Prishtine, i bullizuar sistematikisht nga bashkemoshataret, i rrahur disa here nga grupe te organizuara mbrenda e jashte shkolles. I etiketuar si problematik, i arrestuar tri here ku ka qene viktime e sulmit grupor nga grupe te organizuara. Gjate periudhes se LOCKDOWN-it, ne platformat sociale, ai ka qene viktime e bullizmit nepermjet platformave sociale, ku i jane shperndare videot dhe fotografi/meme qe kane ndikuar qe bullizmi drejt tij te rritet ne permasa te medha. Si reagim femiu eshte munduar t’i gjej format e zgjedhjes se problemit vet. Heren e pare ka qene viktime e rrahjes se organizuar me date 1 Mars ne afersi te shkolles fillore Hasan Prishtina ne Prishtine! E njejta video eshte shperndare ne platforma sociale dhe i njejti eshte arrestuar per sulm!”, ka shkruar Berisha.

/GazetaSinjali/