image Pamje nga djegia e zyrave në komunën e Zubin Potokut - Sinjali

Pamje nga djegia e zyrave në komunën e Zubin Potokut

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Qendra e Regjistrimit në komunën e Zubin Potokut është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Zjarri dyshohet se ka përfshirë dy zyra të kësaj ndërtese dhe është arritur të shuhet rreth dy orë e gjysmë më pas.

Sinjali raportoi se sipas burimeve, serbët kanë vendosur eksploziv edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin