image Pamje nga aksioni i antidrogës në veri të Mitrovicës

Siguri

Pamje nga aksioni i antidrogës në veri të Mitrovicës

news image

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Policia kanë thënë se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.

Mediumi lokal Kossev ka publikuar edhe pamje nga aksioni i policisë në këtë pjesë të vendit.

Mediumi raporton se ndërkohë që aksioni po zhvillohet, qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.

Kujtojmë se aksione kundër drogës janë zhvilluar edhe të mërkurën dhe të martën, ku janë arrestuar gjashtë persona.

/GazetaSinjali/