image ShBA i dhuron Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë

Siguri

ShBA i dhuron Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë

news image

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA, i ka dhuruar pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë, Divizionit Kundër Terrorizmit dhe Njësisë Speciale të Ndërhyrjes në Kosovë, për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale, për të mbajtur qytetarët të sigurt.

Donacioni u dhurua përmes Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë@USEmbPrishtina(1/2) Dje,@USEmbPrishtinapërmes@StateDeptDSS dhuroi përafërsisht 300,000 dollarë pajisje teknike @Kosovo_Police Divizioni i Kundër Terrorizmit dhe Njësia Speciale e Ndërhyrjes për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale për të mbajtur qytetarët të sigurt”, thuhet në postim.

/GazetaSinjali/