image Përshkallëzohet dhuna në Veri, eksploziv në Qendrën e Regjistrimit civil në Zveçan

Siguri

Përshkallëzohet dhuna në Veri, eksploziv në Qendrën e Regjistrimit civil në Zveçan

news image

Para një ore, në Zveçan ka ndodhur një incident, në ndërtesën “Intel” ku gjendet qendra për regjistrimin civil, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se aty është thyer dera e përparme e hyrjes së ndërtesës ku lëshohen letërnjoftimet dhe patentë shoferi.

Siç merr vesh Sinjali, në atë ndërtesë po ashtu është vendosur një mjet eksplozivi, që nuk ka shpërthyer.

Rruga “Prote Stojana”, ku gjendet kjo ndërtesë është mbyllur përkohësisht, pasi Policia është ende në vendin e ngjarjes.

Qendra e Regjistrimit në Zveçan është tentuar të digjet pasi serbët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

/GazetaSinjali/