image Avokati Berisha: Pasi e zbulova skandalin për embargon me armë, "këlyshi" mori autorizime për bastisje

Drejtësi

Avokati Berisha: Pasi e zbulova skandalin për embargon me armë, “këlyshi” mori autorizime për bastisje

news image

Avokati Besnik Berisha është deklaruar pas lirimit me vendim të Gjykatës, ku u refuzua kërkesa për paraburgimin e tij. Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të Berishës ndaj Qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha pas lirimit të tij, tregoi disa detaje rreth ditës së arrestimit, ku bëri të ditur se atë mëngjes ishte rrethuar nga forcat e Njesisë Speciale.

“Unë kisha dëshirë që seanca të mbahej publike, të ftohen kolegët e të gjitha mediave dhe ta shohin kush është Besnik Berisha, “krimineli” që iu lidhën duart në 6:10 të mëngjesit, me gjithë Njësinë Speciale që më erdhi keq se e kishin lanë Mitrovicën zbrazët dhe i tronditën fqinjtë, që më vjen keq”, tha avokati.

Ai po ashtu njoftoi se kërkesa për bastisje ishte lëshuar për zyrën e tij, ku ushtron profesionin e avokatit, dhe jo prona ky u krye kjo bastisje.

“Këlyshi i pushtetit mori autorizime, por kur e mori autorizimin, e mori në natën kur isha në studio televizive kur diskutonim për aferat e pushtetit në Klan Kosova në Rubikon, ku unë zbulova një skandal të pushtetit që e ka izolu çdo shtet përreth, miqtë, e edha ata që i kishim pak miq dhe nuk po i shet askush Kosovës armë. Të nesërmën në mëngjes ky këlysh i pushtetit i veshur me petkun e prokurorit të shtetit nën diktaturën e urdhërat e Albulenës, që unë gjithmonë e kam cilësu si vaji e tepsia, se kanë iden çka është drejtësia, e bënë një kërkesë për bastisje të shtëpisë, përkatësisht të pronës sime, por kërkesa ishte lëshu që me u bastisë zyra ime, zyra ku unë ushtroj profesionin e avokatit që 13 vite”, tha ai, për Nacionale.

https://sinjali.com/avokati-berisha-kelyshi-i-pushtetit-rasim-maloku-mori-udhezime-nga-minstrja-e-deshtuar-per-tme-arrestuar/

Avokati Berisha gjithashtu shtoi se Njësia Speciale pasi rrethoi lagjen e pronën e tij, trokiti më pas në derën e shtëpisë, ku ia paraqitën urdhër-arrestin e Gjykatës.

https://www.facebook.com/nacionalevideosofficial/posts/pfbid02jjARdMoXY2w4VirhBuSMWqGwJWmG7estYfs3LutCXnBp9yFP1qYn24k2eRTiDqE9l?cft[0]=AZVcNsx1TdcBX4jSXrLJNc-DIQxWqSdmj5xwswdpPJ5dmHABFvAJBYb17MeC0Acy2FVu82DR6Eq85MlBxgz5uBX1ZtCXnMRyM2HouQKVwzWh0O9__1qcd5Rpi7AZGjnXYWCkVjEwWWbeMCH5WNIu6opOIx7llz5ztdE8g-XVMVglQ1uFEx31NBNo64wp8KeOp2I&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/