image Nën vëzhgimin e KFOR-it, Policia e Kosovës kryen ushtrime me EULEX-in

Siguri

Nën vëzhgimin e KFOR-it, Policia e Kosovës kryen ushtrime me EULEX-in

news image

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës me atë të EULEX-it kanë bërë një ushtrim fushor i quajtur “Veprimi i shpejtë”.

Në kampin “Vrella”, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të njësiteve speciale dhe të rendit publik, si dhe ato të njësiteve speciale nga EULEX-i, demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në bashkërendim dhe komunikim të ndërsjellë, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.

“Duke realizuar trajnime dhe ushtrime të përbashkëta në nivele të ndryshme, po dëshmohet angazhimi dhe përkushtimi për të qenë profesional në veprimet e përbashkëta, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik, ofrimin e sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky ushtrim u përcoll nga afër nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmetin, kryesuesi i misionit të EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark si dhe përfaqësues nga KFOR-i të cilët ishin në cilësi të vëzhguesëve.

Me nga një fjalë rasti njësiteve policore dhe të pranishmëve iu drejtua Mehmeti dhe kryesuesi i misionit të EULEX–it Wigemark, të cilët vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e njësiteve policore si mjaft profesionale, “ku me këtë u dëshmua se Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë kapacitete dhe janë të gatshme në reagime dhe veprime policore në situata të ndryshme të menaxhimit me turma, e ku synimi i përbashkët është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike”.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "POLICE POLICE POLICE POLICE POLICE"
Mund të jetë një imazh i 5 persona, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "ICE POLIO POLI POLICE POLICE CE CE POLICE"
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, zjarr dhe ambiente të jashtme

/GazetaSinjali/