image E pakonfirmuar: Njësia Speciale niset për në veri të vendit - VIDEO

Siguri

E pakonfirmuar: Njësia Speciale niset për në veri të vendit – VIDEO

news image

Foto ilustruese


Raportohet se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është nisur drejt veriut të vendit.

KTV-ja ka publikuar pamje të forcave të Njësisë Speciale të cilat shihen në hyrje të Mitrovicës, pas vendimit të serbëve për të bojkotuar institucionet e Kosovës, përfshirë këtu edhe Policinë.

Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, mirëpo i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Kujtojmë se policët serbë morën pjesë në takimin e mbajtur nga Lista Serbe, ku edhe zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.

Në këtë takim me dyer të mbyllura, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë këtu edhe punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.

/GazetaSinjali/