Gazeta Sinjali sot raportoi se Qendra e Regjistrimit në komunën e Zubin Potokut është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.
Zjarri dyshohet se ka përfshirë dy zyra të kësaj ndërtese dhe është arritur të shuhet rreth dy orë e gjysmë më pas.
Sinjali raportoi se sipas burimeve, serbët kanë vendosur eksploziv edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.