image Pamje ekskluzive se si Kristë Gjokaj dhe miqtë e tij hynë me motora në zonën e ndaluar

Ekskluzive

Pamje ekskluzive se si Kristë Gjokaj dhe miqtë e tij hynë me motora në zonën e ndaluar

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi se Kristë Gjokaj, zyrtar policor në Departamentin Kufitar është suspenduar për 48 orë, pasi është përfshirë në një përleshje, ku dyshohet se ka rrahur një punëtor sigurimi që nuk e lejoi atë dhe miqtë e tij të hynin në një pjesë ku nuk lejohej lëvizja te Liqeni i Dukagjinit. 

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihet se si Gjokaj dhe miqtë e tij hyjnë me motora në zonën e ndaluar. 

Prokuroria në Gjakovë e liroi Gjokajn në procedurë të rregullt, ndonëse viktima kishte raportuar për kapje për fyti dhe kanosje serioze me jetë.

Kujtojmë se Gjokaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan me 120 ditë burgim, që i është zëvendësuar me 2 mijë euro gjobë, për keqtrajtimin e një të prangosuri brenda stacionit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/