image Prokuroria e Gjakovës e liron në procedurë të rregullt Gjokajn ndonëse viktima denoncoi për kapje për fyti dhe kanosje serioze - Sinjali

Prokuroria e Gjakovës e liron në procedurë të rregullt Gjokajn ndonëse viktima denoncoi për kapje për fyti dhe kanosje serioze

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi se ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, tashmë pjesë e Policisë Kufitare është arrestuar sot në Gjakovë, pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje. 

Sinjali nga burimet ka mësuar se Prokuroria e Gjakovës e ka liruar në procedurë të rregullt Gjokajn dhe shoqëruesit e tij, ndonëse viktima kishte denoncuar për kapje për fyti dhe kanosje serioze me jetë.

Gjokaj dhe dy persona të tjerë dyshohet se kanë rrahur një punëtor sigurimi të Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja. 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/ 


Shpërndaje artikullin