image Zyrtare: Suspendohet Kristë Gjokaj, IPK nis hetimet

Siguri

Zyrtare: Suspendohet Kristë Gjokaj, IPK nis hetimet

news image

Kristë Gjokaj, zyrtar policor në Departamentin Kufitar është suspenduar për 48 orë, pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje, për të cilën Sinjali raportoi sonte. 

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet. 

Prokuroria në Gjakovë e liroi Gjokajn në procedurë të rregullt, ndonëse viktima kishte raportuar për kapje për fyti dhe kanosje serioze me jetë.

Gjokaj dhe dy persona të tjerë dyshohet se kanë rrahur një punëtor sigurimi te Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja. 

Kujtojmë se Gjokaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan me 120 ditë burgim, që i është zëvendësuar me 2 mijë euro gjobë, për keqtrajtimin e një të prangosuri brenda stacionit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/