image Kontrolli policor në Gazivodë i zbulon marihuanë në çantën e shoferit, 30-vjeçari nën hetim

Sinjalizime

Kontrolli policor në Gazivodë i zbulon marihuanë në çantën e shoferit, 30-vjeçari nën hetim

news image

Një kontroll rutinë i Policisë në zonën e Gazivodës ka çuar në zbulimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike, ndërsa ndaj një 30-vjeçari është iniciuar procedurë penale, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 7 korrik, rreth orës 16:20, në pikën statike të kontrollit në fshatin Gazivodë, komuna e Zubin Potokut.

Gjatë kontrollit të një automjeti Volkswagen Passat me targa të Kosovës, në të cilin ndodheshin dy persona, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll të detajuar edhe ndaj shoferit.

Sipas burimeve, në çantën që shoferi Dren Mehmedi rreth 30 vjeç e mbante të vendosur në bel është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari dhe personi tjetër që ndodhej në automjet janë shoqëruar për intervistim, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/