image Operacioni ‘Shkoza’/ Sinjali sjellë listën me emrat e 10 personave që u arrestuan për kontrabandim me migrantë

Ekskluzive

Operacioni ‘Shkoza’/ Sinjali sjellë listën me emrat e 10 personave që u arrestuan për kontrabandim me migrantë

news image

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka vazhduar operacionin e koduar ‘Shkoza’ kundër trafikimit me migrantë. Në kuadër të këtij aksioni që u krye në disa lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe në veri të vendit, përfunduan në pranga 10 persona, të cilët janë dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali sjellë ekskluzivisht listën me emrat e personave të arrestuar, të cilët dyshohen për kontrabandim me migrantë. Gjashtë nga ta janë me nënshtetësi kosovare, ndërsa katër tjerë janë shtetas të huaj.

Në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia ka kryer bastisje në pesë lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, përfshirë në automatik AK 47, telefona, municion, para të gatshme e gjësende tjera tjera të cilat do të përdoren si prova gjatë fazës së hetimit.

Aksioni konsiderohet një goditje e rëndë kundër krimit të organizuar, që i ka paraprirë një hetim për një kohë relativisht të gjatë, ku me zbatimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit janë siguruar prova të mjaftueshme për implikimin e shumicës së të shoqëruarve në veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Ajo çfarë dihet deri më tani se të trafikuarit janë kryesisht nga Siria dhe vendet tjera të rrezikuara, e të cilët kishin për qëllim vendet e BE-së.  

Në kuadër të hetimeve janë identifikuar edhe një numër i viktimave që do të trajtohen nga Policia dhe pastaj do të vendoset për statusin e tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/