image Shkoi në Brezovicë për të skijuar, hajnat e bëjnë ‘qyl’ prizrenasin

Siguri

Shkoi në Brezovicë për të skijuar, hajnat e bëjnë ‘qyl’ prizrenasin

news image

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se derisa kishte qenë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, iu është vjedhur një shumë e parave të gatshme, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari, zyrtarëve policorë iu ka thënë se derisa e kishte parkuar veturën në parking brenda kishte pasur para të gatshme.

Ndërkohë, sipas tij, pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur paratë.

Sipas ankuesit, në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me çelës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Lidhur me ngjarjen, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është në hetime.

/GazetaSinjali/