image Shkuan mysafirë për iftar, kthehen dhe e gjejnë shtëpinë ‘qyl’ - Hajnat vjedhin para e ari në vlerë 14 mijë euro në Ferizaj

Siguri

Shkuan mysafirë për iftar, kthehen dhe e gjejnë shtëpinë ‘qyl’ – Hajnat vjedhin para e ari në vlerë 14 mijë euro në Ferizaj

news image

Shkuarja si mysafirë për iftar i kushtoi shtrenjtë një familjeje në fshatin Varosh të komunës së Ferizajt. Kjo pasi shtëpia e tyre e cila kishte mbetur ‘vetëm’, u bë cak i hajnave mbrëmjen e sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se hajnat kanë arritur të hyjnë me forcë përmes hyrjes së shtëpisë, ku më pas kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se hajnat të cilët kanë shfrytëzuar mungesën e anëtarëve të familjes, kanë vjedhur 11 mijë euro kesh dhe stoli ari në vlerë prej 3 mijë euro.

Burimet thonë se me rastin tashmë janë ngarkuar Hetimet Rajonale të cilat bazuar në udhëzimet e prokurorit kujdestar janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe krim teknika në kërkim të gjurmëve që mund të shpien në kapjen e autorëve të krimit.

/GazetaSinjali/