image Detaje nga aksioni kundër trafikimit me migrantë: 10 persona shoqërohen në Polici  

Siguri

Detaje nga aksioni kundër trafikimit me migrantë: 10 persona shoqërohen në Polici  

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër trafikimit me migrantë, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe në veri të vendit. Gjatë këtij aksioni burimet thonë se 10 persona janë shoqëruar në Polici, si të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë Drejtoria kundër Trafikimit me Migrantë të asistuar nga Njësia e reagimit të Shpejtë.

Gjatë këtij aksioni, të njëjtat burime thonë se janë sekuestruar prova të ndryshme që do të shërbejnë si dëshmi për këto raste.

/GazetaSinjali/