image Aksioni kundër kontrabandimit me migrantë: 12 persona përfundojnë në Polici

Siguri

Aksioni kundër kontrabandimit me migrantë: 12 persona përfundojnë në Polici

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër trafikimit me migrantë, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe në veri të vendit. Gjatë aksionit 12 persona janë shoqëruar në Polici dhe Sinjali mëson se në mesin e tyre ka dhe shtetas të huaj.

Aksioni konsiderohet një goditje e rëndë kundër krimit të organizuar, që i ka paraprirë një hetim për një kohë relativisht të gjatë, ku me zbatimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit janë siguruar prova të mjaftueshme për implikimin e shumicës së të shoqëruarve në veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Ajo çfarë dihet deri më tani se të trafikuarit janë kryesisht nga Siria dhe vendet tjera të rrezikuara, e të cilët kishin për qëllim vendet e BE-së.  

Në kuadër të hetimeve janë identifikuar edhe një numër i viktimave që do të trajtohen nga Policia dhe pastaj do të vendoset për statusin e tyre.

Sinjali mëson se gjatë aksionit të bastisjeve të realizuara, policia ka sekuestruar edhe armë, mjete të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, si telefona të mençur e dokumentacion, që do të përdoret gjatë fazës së hetimit.

Të dyshuarit e shoqëruar në stacion policor tashmë po intervistohen nga hetuesit policorë në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/