image Ekskluzive: Policia e Kosovës me aksion kundër trafikimit me migrantë në rajonin e Prishtinës dhe në Veri

Siguri

Ekskluzive: Policia e Kosovës me aksion kundër trafikimit me migrantë në rajonin e Prishtinës dhe në Veri

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion që ka nisur në orët e para të mëngjesit kundër trafikimit me migrantë, që është kryer në lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në këtë aksion kanë marrë pjesë Drejtoria kundër Trafikimit me emigrantë, të asistuar nga Njësia e reagimit të Shpejtë.

Gjatë këtij aksioni, të njëjtat burime thonë se janë sekuestruar prova të ndryshme që do të shërbejnë si dëshmi për këto raste.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/