image Nuk po mbarojnë ‘vuajtjet’ për Juventusin

Futboll

Nuk po mbarojnë ‘vuajtjet’ për Juventusin

news image

Dy lojtarët e Juventusit, Alex Sandro dhe Sami Khedira janë futbollistët të cilët trajneri Sarri nuk mund të llogaritë në ta pasi që janë të lënduar.

‘Zonja e Vjetër’ së fundmi ka njoftuar në faqen zyrtare duke dhënë të reja për situatën e dy lojtarëve.

Mbrojtësi Alex Sandro mësohet të ketë probleme me ligamentet, kurse Khedira ka dëmtuar tendonin.

“Testet e dala nga J-Medical këtë mbrëmje kanë treguar se Alex Sandro vuan në një lëndim i shkallës së parë në ligamente. Fizioterapia e lojtarit ka filluar menjëherë. Për Khedira ka një lëndim të  pjesshëm të tendonit në muskulin e djathtë”, thuhet në njoftimin e ‘Biankonerëve’./Gazeta Sinjali/