Atalanta u përball me Juventusin në kuadër të finales së Kupës italiane “Coppa Italia”, shkruan Sinjali Sport.
Juventusi fitoi këtë trofe prestigjioz me rezultat 2-1.
Dyshja me të ardhme të ndritur Dejan Kulusevski dhe Federico Chiesa ishin realizuesit në këtë takim për “Bianconeri”.
Federico Chiesa realizoi në minutën e 73-të golin e epërsisë për “bianconerin”.
Ukrainasi Ruslan Malinovsky realizoi golin e vetëm te Atalanta.
“Kaltërzinjtë” kishin mundësinë që të fitojnë trofeun e dytë të kësaj gare pas 58 viteve, ndërsa në anën tjetër “bardhezinjtë” arritën trofeun e parë për këtë edicion.
Kjo finale u zhvillua në stadiumin “Reggio Emilia” në prani të shikuesve.
Pas golit dhe asistimit, Dejan Kulusevski u shpall lojtari i ndeshjes, ku e kishte notën më të lartë 8.6, ndërsa lojtari me performancën më të dobët ishte Jose Luis Palomino me notën 6.1.
Notat e futbollistëve që u paraqiten në këtë ndeshje, të vlerësuar nga sajti “Sofa Score”: