Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mungoi sot në stërvitje, ndërsa vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranello bashkë me Andrea Agnellin dhe John Elkann.
Kjo vizitë ishte planifikuar për disa kohë. CR7 vizitoi fabrikat, të dy linjat e prodhimit dhe departamentin e garave dhe ishte në gjendje të shihte se si dhe ku lindin të veturat më të famshme në botë.
Reprezentuesi portugez gjithashtu u takua me dy pilotët e formulave të Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Ronaldo ua dha dy fanella të nënshkruara nga ai dhe bëri një fotografi së bashku.