Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka reaguar pas humbjes nga Juventus.
Roma ishte duke fituar me rezultat 3 – 1, por pastaj Juventus bëri një përmbysje të madhe në 3 – 4 për të arkëtuar pikët e plota,
Së fundmi, tekniku portugez ka reaguar pas kësaj humbje, duke thënë që dominuan për 70 minuta.
“Do të doja ta analizoja shumë objektive. Për 70 minuta ishin në kontroll të lojës”.
“Kishim dëshirë të mirë për taktika dhe organizimin e ndeshjes. Pas kësaj, ishte kolaps psikologjik. 3-2 më vret sepse Felix zhvilloi një super ndeshje për një lojtar të ri, por pas zëvendësimit të riut (Shomurodov) e humbi topin në prekjen e parë dhe e pranuam golin. Ky vit është vërtet i vështirë për ne që të fitojmë ndaj klubeve të mëdha”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Roma renditët në pozitën e tetë me 32 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/