Arkadiusz Milik duket se është vetëm një hap larg bashkimit me Juventusin pasi kushtet personale u ranë dakord në një takim sot, raporton Gianluca Di Marzio.
Sulmuesi 28-vjeçar polak u bë objektivi kryesor i Biankonerëve pas problemeve në sigurimin e Memphis Depay nga Barcelona, dhe tani ata po punojnë shumë për të mbyllur një marrëveshje përpara mbylljes së merkatos së transferimit javën e ardhshme.
Juventus tashmë ka rënë dakord t’i paguajë Marseillës 2 milionë euro për marrëveshjen e huazimit, e cila ka një opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh, dhe sot ata u takuan me agjentët e Milik për të rënë dakord për kushtet e kontratës së tij. Gjërat shkuan mirë dhe Zonja e Vjetër tani po punon për finalizimin e detajeve, si për sa i përket kontratës së polakit ashtu edhe marrëveshjes së tyre me Marsejën.
Është vetëm çështje kohe tani derisa Milik të bashkohet me skuadrën e Juventusit të Massimiliano Allegrit në Torino, duke shtuar një sulmues me përvojë në vijën e tyre të parë.
Gjatë 18 muajve të tij me Marsejën, sulmuesi polak shënoi 30 gola në 55 paraqitje në të gjitha garat.