image "Më paralajmëroi me mesazh...", çka deklaroi ish e dashura e burrit që tentoi t'i jap fund jetës në Gjakovë

Siguri

“Më paralajmëroi me mesazh…”, çka deklaroi ish e dashura e burrit që tentoi t’i jap fund jetës në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një burrë në Gjakovë sot ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjienike, për shkak se kishte prishur raportet me femrën me të cilën ishte në lidhje dashurie.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me këtë rast, ish e dashura e viktimës ka deklaruar se ai ia kishte lënë një mesazh, duke e paralajmëruar se do të bëjë vetëvrasje. E pasi e njëjta ka marrë mesazhin, e kishte gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Burri më pas është dërguar në emergjencën e Spitalit të Gjakovës ku po trajtohet dhe gjendja e tij është stabile, ka njoftuar Policia.

/GazetaSinjali/