image “Kam me ta djegë shtëpinë” – arrestohet 49-vjeçari në Gjakovë pas denoncimit të bashkëshortes

Sinjalizime

“Kam me ta djegë shtëpinë” – arrestohet 49-vjeçari në Gjakovë pas denoncimit të bashkëshortes

news image

Një incident i rëndë i dhunës në familje është raportuar në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për B. M rreth 49 vjeç, i cili është arrestuar nga Policia pas raportimit të rastit.

Sipas informatave, bashkëshortja e tij, G.K. M rreth 43 vjeç, ka deklaruar se i dyshuari, në gjendje të dehur, e kishte ofenduar dhe kërcënuar se do t’ia digjte shtëpinë.

Sinjali mëson se viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe po ashtu ka refuzuar strehimin, duke vendosur të kthehet sërish në shtëpi pranë fëmijëve.

Pas arrestimit, të dyshuarit i është bërë testi i alkoolit, ku ka rezultuar me 1.19 promil alkool në gjak.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ai është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si:“Dhunë në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/